Tahiri: Kurti nuk duhet të rrezikoje me ditët e fundit të përcaktuar nga aktet kushtetues

Prishtinë | 29 Dhj 2019 | 14:52 | Nga Ekonomia Online

Lideri i Lëvizjes Vetëvendosje ka thënë se datën për krijimin e qeverisë e përcakton LDK-ja dhe jo presidenti., ai ka thënë se takimet me LDK-në do të ndodhin dhe do të ketë konsultime, “raporton Syri.net Kosova”

“Presidenti e ka përcaktuar datën e seancës konstituive për 26 dhjetor kur ne ishim aty dhe në kohë rekord e konstituam Kuvendin. Presidenti përcakton datën e konstituimin të kuvendit dhe jo formimit qeverisë, formimin e qeverise e përcakton dikush e jo presidentin. Mua datën ma përcakton LDK-ja, nuk bënë të ketë keqkuptime. Takimet do të ndodhin dhe do të ketë konsultime. Ndërkohë po i intensifikojmë bisedimet”, ka thënë ai në prag të fillimit të takimit të Këshillit të Përgjithshëm.

Por në kohen dhe rrjedhën e veprimeve që duhet të ndjekur për formimin e qeverisë, është pas konstituimit të parlament, mandatimi i fitueset të zgjedhje Albin Kurtit nga Presidenti i Kosovës për të ndërtuar qeverinë e re të vendit.

Ky moment i cili është kërkuar nga fituesi më të drejt, duket se po shkon drejtë një ngërçi politik, lidhur me zvarritjen që po e përdor Albin Kurit, politologu Ramush Tahiri, thotë për “Syri.net Kosova” se është krejt e panevojshme, Kurti duhet të tregohet bashkëpunues me institucionet kushtetues.”

Në rrethanat e krijuar pas konstituimit të Kuvendet thekson Tahiri, për “Syri.net Kosova” “Kurtit duhet të marrë mandatin pastaj ai ka 25 ditë, të cilat janë të mjaftueshme për ta formuar qeverinë, ai nuk duhet të rrezikoj me ditët e fundit të përcaktuar nga aktet kushtetues dhe ato ligjore të cilat janë në fuqi”.

Të ngjashme