Tahiri: Kuvendi pa strategji të sigurisë në vend

Prishtinë | 19 Maj 2022 | 16:24 | Nga Ekonomia Online

Shefi i Grupit Parlamentar të AAK-së, Besnik Tahiri, ka thënë se AAK-ja me 28 shkurt kishte bërë kërkesë për të trajtuar sigurinë në vend dhe sipas tij, Kuvendi nuk e ka pranuar strategjinë e sigurisë.

“Me datën 28 shkurt kemi bërë kërkesë për të trajtuar çështjen e sigurisë në vend. Tek siguria e vendit të gjitha partitë politikë në secilin votim kemi mbështetur Qeverinë edhe sa i përket veriut të Kosovës. Edhe sot ky Kuvend nuk e ka pranuar strategjinë e sigurisë. Çka po e ndalon. Më shumë flasim Ne si aleancë për fondin e sigurisë. Dështimi i këtij fondi është i kontributit të qytetarëve”, ka thënë Tahiri sot në seancën e Kuvendit të Kosovës ku po diskutohet për sigurinë në vend.

Të ngjashme