Tahiri: Largimi i ambasadorëve Çitaku e Gashi është dështim

Prishtinë | 12 Pri 2022 | 14:58 | Nga Ekonomia Online Shkarko Videon HD

Për ta shkarkuar videon ju lutem kyçuni ose regjistroni një llogari të re!

| Regjistrohu

Shefi i Grupit Parlamentar të PDK-së, Abelard Tahiri, ka kritikuar Qeverinë e Kosovës për shkarkimin e disa ambasadorëve, të cilët sipas tij ia kanë kushtuar veprimtarinë Kosovës, raporton Ekonomia Online.

Ai i përmendi me emra të cilët u shkarkuan nga kjo Qeveri, siç ishin Qëndrim Gashi e Vlora Çitaku.

Ai ka thënë se me largimin e këtyre njerëzve duhet të konsiderohet dështim.

“Mendon që në diplomaci ka pasur njeri që kanë qenë banditë të paaftë. Tha e kemi reduktuar numrin që kanë qenë të emëruar politik. Kush ka qenë i emëruar politik. Ne kemi pasur emër atë nderuar politik, Qëndrim Gashi, Vlora Çitaku e shumë emra të tjerë që ia kanë kushtuar veprimtarinë Kosovës. Largimi i këtyre njerëzve duhet të konsiderohet dështim. Marrëdhëniet tona me shtete janë të rëndësishme. Asnjë sukses tjetër veç vendosja e raporteve diplomatike. Ne nuk po mundemi të bëhemi pjesë e këshillit të Evropës”, tha ai.

Të ngjashme