Kandidati për deputet nga radhët e koalicionit AAK-PSD, Besnik Tahiri, para të pranishmëve në tubimin zgjedhor të zhvilluar në Podujeve, tha se Llapi është pikënisja dhe fillimi i ndryshimeve të mëdha.
“Në Llap, jemi bashkë, këtë herë e përherë si nismëtarë të proceseve, jemi bashkë për një fillim të mundësive të reja, për fëmijët, pleqtë, familjet e vendin.”
“Jemi bashkë, e të lidhur fort për të ardhmen. Jemi bashkë për nderim të vlerave. Jemi bashkë për Kosovën, për atë që e kemi bashkë e përgjithmonë.”- përfundoi Tahiri.