Tahiri merr mirënjohje për kontributin në reformat shtetërore

Prishtinë | 15 Jan 2020 | 19:06 | Nga Ekonomia Online

Kordinatori Nacinal për Reforma Shtetërore, Besnik Tahiri ka takuar kryetarin e Qarkut të Tiranës,  Aldrin Dalipi dhe drejtorin e Agjencisë së Pushtetit Vendor, Bekim Murati, përcjell Ekonomia Online.

Tahiri ka bërë të ditur se gjatë kësaj vizite në Tiranë kanë diskutuar për agjendën 2020 në fushën e reformave të qeverisjes lokale.

“Në takim theksova se reforma teritoriale dhe administrative në Shqipëri është për tu vlerësuar e në veçanti nismat e fundit të sukseshme të bashkëpunimit mes bashkive në fushën e zhvillimit ekonomik lokal ashtu edhe me programet e kohezionit social”, ka shkruar Tahiri.

Tahiri mori mirënjohje si vlerësim për angazhimin e tij në fushën e reformave në administratën shtetërore dhe qeverisje lokale

“Për mua ishte nder i veçantë, të pranoja mirënjohje nga Kryetari i Qarkut të Tiranës, Dalipi, si vlerësim për angazhimin tim në fushën e reformave në administratën shtetërore dhe qeverisjes lokale”, tha ai.

https://www.facebook.com/besnik.tahiri.165/posts/10156677654201611

Të ngjashme