Tahiri merr pjesë në forumin për drejtësi, flet për pavarësinë e gjyqësorit

Prishtinë | 26 Tet 2017 | 18:37 | Nga

Ministri i Drejtësisë Abelard Tahiri, po merr pjesë në Forumin për Çështjet e Drejtësisë dhe Punëve të Brendshme në mes të Bashkimit Evropian dhe shteteve të Ballkanit Perëndimor, të organizuar nga Presidenca Estoneze e Këshillit Evropian, që po mbahet në Sofje të Bullgarisë.

Gjatë këtij forumi, Ministri Tahiri ka prezantuar reformat në sektorin e drejtësisë, me theks të veçantë ato që adresojnë çështjet e përgjegjësisë së gjyqësorit dhe prokurorisë.

“Pavarësia e gjyqësorit dhe paralelisht me të edhe llogaridhënia dhe përgjegjësia, janë dy parime kryesore që udhëheqin qeverisjen demokratike dhe funksionimin e mirëfilltë të këtij sektori. Ne jemi duke punuar në fuqizimin e pavarësisë së gjyqësorit dhe duke mbështetur plotësimin e kushteve teknike dhe financiare për qëndrueshmërinë e tij, por paralelisht me këtë, jemi duke avancuar politikat tona që adresojnë çështjen e përgjegjësisë së gjyqtarëve dhe prokurorëve” tha Ministri Tahiri gjatë fjalimit të tij.

Në sesionin e dytë, u diskutua për fushën e bashkëpunimit juridik në çështje penale dhe civile, me ҫ’rast Ministri Tahiri shprehu gatishmërinë e Republikës së Kosovës për të thelluar marrëdhëniet e bashkëpunimit ndërkombëtar dhe rajonal, përmes arritjes së marrëveshjeve bilaterale që rregullojnë këto fusha.

 

Të ngjashme