Shefi i Grupit Parlamentar të PDK-së, Abelard Tahiri ka shprehur mirënjohjen dhe falënderimin për ish-sekretaren amerikane, Madeleine Albright, e cila vdiq të mërkurën, raporton Ekonomia Online.
Në seancën për shënimin e 23-vjetorit të ndërhyrjes së NATO-s në Kosovë, Tahiri tha se janë mirënjohës ndaj të gjithë atyre burrështetasve që u bashkuan për t’i dhënë fund regjimit të Millosheviqit.
“Dita e sotme shënon përkujtimin e një ngjarje historike për vendin tonë. Për të ardhur te ajo ngjarje e 24 marsit, populli ynë u deshtë të vritej e të masakrohej për faktin e vetëm se e donte shtetin e vetë të lire dhe demokratike. Ne i kujtojmë këto dy premise të kësaj date, sakrfivën e popullit tonë dhe ndërhyrjen e NATO-s.”
“Mirënjohës ndaj botës demokratike që e kuptuan kauzën tonë për liri e kjo datë kapitale historike nuk mund të kuptohet e as të shënohet si e tillë pa e kujtuar themelimin, themeli që gjendet në sakrificën për liri dhe pavarësi. Në sakrificën e dhjetëra e mijërave gra e burra të rinj e të reja”, tha ai.
Tahiri tha kjo datë historike nuk mund të kujtohet pa sakrificën e UÇK-së për liri. Tahiri përmendi edhe udhëheqësit e protagonistët e UÇK-së, Hashim Thaçin e Kadri Veselin.
“Ishte kjo luftë dhe UÇK-së së bashku me protagonistët e saj ajo që bëri që aleanca ushtarake më e fuqishme në botë të vihet më mbështetjen e paqes, lirisë dhe demokracisë. Vlera për të cilat UÇK-ja u ngrit”
“Misioni UÇK-së ishte i qartë dhe lufta ishte e pastër mbi këto dy premisa ka ndodh edhe ai intervenim i marsit të vitit 99. Sot 23 vjet pas intervenimit të NATO-s, populli i Kosovës më së miri i ka dëshmuar botës demokratike përkushtimin për të ruajtur paqen, lirin dhe demokracinë”, tha Tahiri.