Kandidati për deputet nga radhët e AAK-së Besnik Tahiri në zgjedhjet e 6 tetorit, ka lavduar punën e motrave medicionale në Klinikën e Gjinekologjisë në QKUK duke thënë se ato ishin në nivelin më të lartë profesional dhe njerëzor.
Tahiri këtë e ka bërë të ditur përmes një statusi në Facebook.
“Sonte, pata një përvojë shumë të mirë, në Klinikën e Gjinekologjisë në QKUK pata një rast familjar dhe e them me përgjegjësi të plotë motrat e sallës së lindjes në katin e katërt ishin në nivelin më të lartë profesional dhe njerëzor. Me të vërtetë institucionet tona kanë shumë personel me vlerë. FALEMINDERIT MOTRA!”