Ministri në detyrë i Drejtësisë (MD), Abelard Tahiri, tha se numri i prokurorëve nuk është pengesë sepse buxheti i ndarë nga qeveria ka mundësuar shtimin e tyre, raporton Ekonomia Online.
Tahiri në “Konferencë vjetore të Prokurorëve”, shtoi se Kodi i ri Penal ka bërë diferencën me të kaluarën dhe ka ofruar mundësi për të luftuar e parandaluar krimin e korrupsionin.
“Gjatë dy viteve kemi parë një masë të madhe realizimin e synimeve si fuqizimi i sundimit të ligjit dhe lufta kundër korrupsionit. Numri i prokurorëve sot nuk është më pengesë dhe buxheti që Qeveria ka ndarë ka mundësuar shtimin e këtij numri. Prokurorët e Kosovës marrin pagat me të dinjitetshme në rajon e më gjerë”.
“Kodi i ri Penal një akt që ka bërë diferencën me të kaluarën dhe tashmë kemi mundësi të plotë për të luftuar e parandaluar krimin e korrupsionin. Ligji i ri për konfiskim dhe na pret punë e madhe dhe sot kemi në dispozicion bazën e mjaftueshme për të konfiskuar pasurinë e fituar në mënyrë kriminale”, tha Tahiri.
Sipas tij, pavarësisht ndryshimeve që ndodhin në politik asnjëherë nuk mund të ndërrohen parimet e një sistemi të pavarur të drejtësisë.
“Pavarësisht ndryshimeve që ndodhin në politik nuk duhet të harruar se sundimi i ligjit është temë e karakterit kombëtare, por asnjëherë nuk mund të ndërrohen parimet e një sistemi të pavarur të drejtësisë”.
Kryesuesi i Këshillit Prokurorial (KPK), Bahri Hyseni, tha se do të vazhdohet avancimi i sistemit prokurorial duke aplikuar standarde të larta.
“Së basku shënuam shumë rezultate dhe mund të krenohemi dhe filluam një vit ku na presin shumë sfida dhe presin vëmendjen tonë. Ndihem krenar për arritjet e përbashkëta dhe do të vazhdojmë ta avancojmë sistemi prokurorial duke aplikuar standarde të larta. Do të ngrisim nivelin e llogaridhënies në zgjedhjen e lëndëve. Ne kemi avancuar sistemin e planifikimit duke punuar së bashku dhe kemi rritur buxhetin dhe e kemi shpenzuar në mënyrë efektive”.
Ai tha se për 4 muaj kanë arritur 62 mijë lëndë të vjetra të futen në sistem dhe të gjitha lëndët të trajtohen në mënyrë elektronike.
“Ne kemi arritur që për herë të parë të rekrutojmë numrin e planifikuar numrin e prokurorëve dhe sapo kemi përfunduar emërmin e dy prokurorëve. Vetëm për 4 muaj kemi arritur që edhe 62 mijë lëndë të vjetra ti fusim në sistem. Të gjitha lëndët të trajtohen përmes sistemit elektronik dhe të obligueshëm zbatimin e tij nga çdo prokurorë. Në Task-Forcë bëjnë pjesë përfaqësueses të ministrisë së drejtësisë, të policisë dhe anëtarë të këshillit prokurorial”.
“Ne kemi punuar shumë edhe në drejtim të zhvillimit profesional. Që të kemi besimin e publikut duhet të punojmë pa ndaluar. Ngritja e nivelit të llogaridhënies, fuqizimi i integritetit të prokurorëve, ngritje e nivelit të transparencës, përmirësim i nivelit të menaxhimit, ngritja profesionale e prokurorëve janë prioritet tona. Vetëm së bashku mund ta fuqizojmë një sistem prokurial transparent”, tha Hyseni, raporton EO.
Kryetari i Gjykatës Supreme në Kosovë, Enver Pec,i tha se për të pasur një sistem profesional kërkohet angazhim shumë i madh.
“Jam i vetëdijshëm se ka pas shumë ndryshime pozitive krahasuar me gjendjen ku kemi qenë. Përkushtimi për një sistem profesional kërkon angazhim nga ana jonë duke nisur nga trajtim i secilës sfidë dhe ka nevojë të përmirësohet”.
Ai tha se besimi i publikut për sistemin e drejtësisë është shumë i ulët dhe sipas tij, është koha e fundit që të punohet dhe të sigurohet një drejtësi e mirëfilltë.
“Besimi i publikut për sistemin e drejtësisë është i ulët she prioritet i Kosovës është luftim i krimit e korrupsionit. Si kryetar do të bëjë përpjekje të jem bë përputhje me praktikën gjyqësore. Është koha e fundit qe për qytetarët të sigurojmë drejtësi të mirëfilltë dhe problem kyç është politika ndëshkimore. Sfidë tjetër është konfiskimi i pasurisë sepse sipas raporteve ka shumë pak dhe duhet të punohet më shumë”.