Tahiri: Ndryshimi i Kodit të Procedurës Penale mundëson luftimin më efikas të korrupsionit

Prishtinë | 04 Nën 2017 | 14:24 | Nga Valbona Bytyqi Shkarko Videon HD

Për ta shkarkuar videon ju lutem kyçuni ose regjistroni një llogari të re!

| Regjistrohu

Ministri i Drejtësisë Abelard Tahiri ka paraqitur objektivat e tij për vitin 2018-2021. Tahiri para gazetarëve tha se prioritete e tij janë: rishikimin gjithëpërfshirës të sistemit të drejtësisë; sundimin e ligjit; luftën e pa kompromis kundër korrupsionit dhe krimit të organizuar; politikat dhe legjislacionin që mundësojnë përshpejtimin e reformave dhe procesit të integrimit të Kosovës në Bashkimin Evropian; realizimin e obligimeve të dala nga Marrëveshja e Stabilizim Asociimit dhe Agjendës Evropiane të Reformave.

Pastaj ai përmendi rritjen e besimit të qytetarëve në sistemin e drejtësisë si parakusht themelor për zhvillimin e gjithëmbarshëm të vendit dhe; respektimin e të drejtave të njeriut, qeverisjen demokratike, sigurinë juridike dhe qasjen e barabartë në drejtësi për të gjithë, raporton Ekonomia Online.

Ai foli edhe për plotësim ndryshimin Kodit të Procedurës Penal, për të cilin pati shumë vërejtje e tha se ka pasur mangësi që kanë penguar luftimin më efikas të krimit e korrupsionit, kriter ky për liberalizim.

Por paralajmëroi edhe rritjen e numrit të prokurorë e gjyqtarëve.

“Në këtë kuadër pritet të rritet numri edhe i gjyqtarëve edhe i prokurorëve kur të vjen puna tek lufta e krimit të organizuar dhe e korrupsionit. Kemi pasur një zbrazëti ligjore sa i përket këtyre çështjeve sidomos në Kodin e Procedurës Penale ka qenë një boshllëk i madh, përmes kësaj do të rritet efikasiteti”.

Sa i përket anulimit të konkursit për drejtor të burgjeve ai tha se është i përkushtuar që burgjet të mos udhëhiqen me ushtrues detyre.

Konkursi tha se e ka anuluar ngase nuk ka qenë i kënaqur me numrin e personave që kanë aplikuar.

“Absolutisht nuk është zvarritur procesi  unë në momentin që e kam marrë detyrën kam kërkuar që të plotësohen dy pozita vakante qe i kam gjetur në ministrinë e Drejtësisë. Sa i përket zgjidhjes së drejtori të shërbimit korrektues kjo është vërtetë një sfidë e madhe e imja gjatë mandati tim si ministër i drejtësisë dhe unë e kam ngreh këtë shqetësim edhe në opinion publik. Nuk kam qenë i kënaqur me numrin e njerëzve që kanë konkurruar për  në këtë konkurs për drejtorin e shërbimit korrektues dhe jam duke parë mundësinë që ta ripërsëris konkursin”.

“Është më mirë që ti jemi vetit kohë edhe dy javë edhe tri javë që ta gjejmë një person të kemi një konkurrencë më të madhe  të arrijmë të gjejmë një person i cili do të ketë aftësi profesionale  ta udhëheq këtë shërbim të jeni të bindur që është i rëndësishëm për punën time dhe do ta gjej peronin më të mirë të mundshëm që ta udhëheq këtë shërbim”.

Të ngjashme