Ministri i Drejtësisë, Abelard Tahiri, ka raportuar në Komisionin parlamentar për Integrime Evropiane. Ai ka treguar para anëtarë të këtij komisioni se në nëntor 2017 do të dërgohet në Qeveri Ligji për plotësim-ndryshimin e Kodit Penal, kurse ai i Procedurës Penale do të dërgohet në Qeverinë në tremujorin e parë të vitit 2018.
“Hartimi i Kodit Penal është pjesa më demokratike. Gjatë këtij viti, përkatësisht në nëntor do të paraqitet hartimi i Kodit Penal, kurse ai i Procedurës Penale do të paraqitet në tremujorin e vitit tjetër”, ka thënë Tahiri, raporton Ekonomia Online.
Sipas Tahirit, MSA është pjesë e punës intensive së ministrinë që ai udhëheq.
“Lufta kundër korrupsionit krimit të organizuar, shpëlarjes së parasë dhe lufta kundër terrorizmit ka bërë që MD-ja të marrë një sërë aktivitetesh të cilat mundësojnë qasje më të lehtë”, shtoi ai.
Sa i përket fushës së mjekësisë ligjore, ai ka thënë se Ligji për institutin e mjekësisë Ligjore është aprovuar në Kuvend dhe janë duke punuar në përzgjedhjen e këtij instituti.
Kryetarja e komisionit, Blerta Deliu, ka thënë se ndryshimi i ligjit do të ndikojë në zbardhjen e lëndëve të cilat janë të shumta po ashtu ajo ka pyetur se çfarë do bëjë Ministria e Drejtësisë për luftimin e krimit dhe korrupsionit pasi sipas saj kjo është kusht për liberalizimin e vizave.
“Synim i joni është fuqizimi i ligjit në Kosovë. MF na ka ndihmuar që të plotësojmë të gjitha nevojat për Këshillin Prokurorial dhe ai Gjyqësor, kjo ka ndihmuar në përmbushjen e kapaciteteve dhe të kemi staf të mjaftueshëm. Ne jemi përgjegjës për hartimin e politikave dhe hartimeve që lidhen me fushën e drejtësisë. Siç është Kodi Penal dhe i Procedurës Penale. Po besoj që në fund të muajit nëntor të dërgoj kodin penal. Pastaj konfiskimi i pasurisë do të punoj pa fund për kompetencat e zgjeruara të prokurorëve dhe gjyqtarëve”, ka thënë ministri Tahiri.
Ilir Deda anëtarë i komisionit nga radhët e LAA-s ka thënë se ligji i ti për Prokurorin e Shtetit nuk mund të hiqet 25% i pagës bazë pasi sipas tij BE e ka kërkuar një gjë të tillë.
Ai ka pyetur edhe për Ligjin mbi barrën e provës ku ka kërkuar që të shqyrtohet.
“Nuk do të bëjmë regres dua qe të jemi ne progres me kërkesa e Komisionit Evropian. Sa i përket barrës së provës ajo duhet të buje mbi të dyshuarin”, ka thënë ai.