Në seancën ku nga pozita u lavdëruan 100 ditë qeverisje Hoti dhe nga opozita u kritikua ashpër, zëvendëskryeministri Besnik Tahiri bëri një zotim për një shqetësim të madh të qytetarëve kosovarë.
Ai tha se nuk do të ketë më punësime familjare dhe as kontrata mbi vepër. Në foltore ai shtoi se në momentin kur e kanë marrë drejtimin e Qeverisë nuk ka qenë gjendja aspak e lehtë.
“Kur e kemi marrë Qeverinë nuk ka qenë gjendja e lehtë, sepse ishte prezent ndikimi i bllokadës dhe përpjekja për zhbllokim. Njohja prej shtetit të Izraelit i ka hapë dyer të mëdha vendit dhe ka heq bllokadën për njohje që ka pasë shteti ynë”.
“Në qeverinë tonë më nuk ka punësim me të njofshëm, as kontrata mbi vepër që kanë qenë kanceri i shtetit. Këto më nuk ekzistojnë. Jemi duke punuar ngushtë edhe me ambasadën amerikane për strategjinë kundër korrupsionit”.