Zëvendëskryeministri Besnik Tahiri ka vizituar Fondin e Kursimeve Pensionale të Kosovës (TRUST), për të diskutuar rreth rimëkëmbjes ekonomike, raporton Ekonomia Online.
Tahiri pas takimit që zhvilloi me drejtues të këtij institucioni të kryesuar nga drejtori i Trustit, Adrian Zalli, tha se pas tri jave mund të nisin aplikimet për tërheqjen e 10%.
Ai ka bërë të ditur se janë mbi 630 mijë persona që janë pjesë e kësja skeme e që mund të tërheqin mjetet e tyre që kapin vlerën e mbi 200 milionë eurove.
“Kemi mbi 630 mijë persona që janë pjesë e kësaj skeme. Ligji për Rimëkëmbjen Ekonomike është në Kuvend do të diskutohet deri në fund të javë komisioni do ta dëgjojë për miratim, shpresoj që të kalojë shpejtë”.
“…ajo që dimë është se janë mbi 200 milionë euro mund të tërhiqen nga ky fond dhe kjo do të jetë një stimulin në ekonominë e Kosovës”.
Tahiri ka sqaruar se Ligjin për Rimëkëmbjen Ekonomike pritet që t’i kalojë procedurat parlamentare në mënyrë të përshpejtuar në mënyrë që mas 3 javë të mund të fillojë aplikimi për tërheqjen e 10%.
Për këtë arsyje ai tha se Trusti ka përgatitur një platformë online, të lehtë në përdorim, ku pas aplikimin mjete do të dalin në xhirollogari të aplikuesit pas 3 deri në 4 ditë, raporton Ekonomia Onlien.
“Trusti ka përgatitur një platformë online, e që do të jetë gati për 2 javë. Procedura e aplikimit është e thjeshtë duhet numër personal dhe numri i xhirollogarisë”.
“Ligji ende nuk ka kaluar ende, nuk do të ketë tërheqja nga Trusiti, por tërheqja bëhet përmes aplikimit online, dhe për disa ditë 3 deri ne 4 ditë i dalin paret në xhirollogari”.
“…mund të shkojë deri në 3 javë kur mundet të nis aplikimi, nuk mundet me ndodh kjo çështje më herët”.
Përderisa Zalli tha se Trusti është duke pritur miratimin e ndryshimeve ligjore në Kuvend do t’i mundësonin kontribuuesve aplikimin për tërheqjen e 10%.
Sipas tij, aktualisht Trusti është duke punuar në përgatitjen e infrastrukturës që do të mundësonte realizimin e aplikimit përmes internetit për tërheqjen e 10%, raporton EI.
“…e kemi thjeshtuar procesin, aplikimi do të bëhet vetëm online dhe shkon në favor që mos të përhapet pandemia”.
Nëse miratohen ndryshimet ligjore nga Kuvendi, Trusti është i obliguar të pres derisa ligji të hyjë në fuqi, pra me nënshkrimin e ligjit nga Presidenti dhe publikimin në Gazetën Zyrtare.