Tahiri: Nëse hiqet balotazhi dëmtohen partitë e vogla

Prishtinë | 29 Tet 2017 | 14:53 | Nga

Drejtori i Institutit për Qeverisje Lokale, Besnik Tahiri, është deklaruar rreth idesë se heqjes se balotazhit. Tahiri është shprehur se nëse hiqet balotazhi, atëherë humbin vetëm subjektet në bazë të vogël lokale të cilat sipas tij do të dobësonin kredibilitetin e kryetrarit.

‘“Në anën tjetër, me balotazh, po kemi shumë kalkulime të subjekteve politike, rëndësia e të cilave po rritet pa arsyeshëm e për rrjedhojë po dobësohet kryetari i drejtpërdrejt’, shkruan Tahiri.

E për më keq roli i asamblesë komunale po bëhet sekondar dhe po shndërrohet në forum të ngritjes së dorës”, ka shkruar Tahiri.

Ky është postimi i tij i plotë:

A duhet të mënjanohet balotazhi!?

Debati rreth asaj se a duhet apo jo të mënjanohet balotazhi duhet të nis në vitin 2018.
Ka dy pozicione:

Në qoftë se largohet balotazhi mund të humb legjimiteti demokratik, dëmtohen subjektet me bazë të vogël lokale e që për rrjedhojë dobësohet kredibiliteti i kryetarit.
Në anën tjetër, me balotazh, po kemi shumë kalkulime të subjeketeve politike, rëndësia e të cilave po rritet pa arsyeshëm e për rrjedhojë po dobësohet kryetari i drejtpërdrejt. E për më keq roli i asamblesë komunale po bëhet sekondar dhe po shëndrrohet në forum të ngritjes së dorës.

Ky debat duhet të mos trajtohet parcialisht, vetëm me ligjin e zgjedhjeve por si proces gjithëpërfshirës i rregullimit të sistemit qeverisës në nivel lokal.

Kjo situatë e bën të patejkaluar fillimin e rishikimit funksional të sistemit qeverisës

 

Fjalë Kryesore:

Të ngjashme