Shefi i Grupit Parlamentar të PDK-së, Abelard Tahiri, tha se kjo parti nuk do të ndalet deri në anulimin e kontratës së tiketave ngjitëse me kompaninë “Auto Control Kosova”.
“Grupi parlamentar i Partisë Demokratike të Kosovës do të kërkojë llogari nga qeveria Kurti për zhvatjen e qytetarëve me taksën prej 5 euro për automjete. Sot qeveria nuk ktheu përgjigje nëse do të jetë prezente në seancën e radhës, për të diskutuar për këtë temë. Por ne si grup parlamentar, nuk do të tërhiqemi nga kërkesa për debat parlamentar në një nga seancat e radhës, si dhe nuk do të ndalemi deri në anulimin e kësaj kontrate që varfëron qytetarët pa sjellë kurrfarë dobie për ta”, ka shkruar ai.
LEXO EDHE: