Tahiri: Nuk duhet të frikësohemi nga Asociacioni

Prishtinë | 02 Qer 2021 | 09:17 | Nga Ekonomia Online

Shefi i grupit parlamentar të AAK-së në Kuvendin e Kosovës, Besnik Tahiri ka thënë se qytetarët nuk duhet të kenë frikë nga asociacioni, veç se duhet të jenë të informuar. 

Ai ka shtuar se mjafton që asociacioni të jetë brenda Kushtetutës së Kosovës.

“Nuk e di pse frikësohen njerëzit. Është i njëjti problem sikur ai i vitit 2002, kur atëbotë flitej për decentralizimin. Pra, në parim nuk ishte gabim, por njerëzit e merrnin me frikë. Ashtu është edhe tash me asociacionin. Veç le të jetë sipas Kushtetutës. Duhet ta keni parasysh, as serbëve të Shtërpcës nuk i konvenon një asociacion me kompetenca ekzekutive, pasi ashtu komunës së Shtërpcës do t’i merrej kompetenca”, tha ndër të tjera Tahiri në Kanal10.

Tahiri ka akuzuar qeverinë Kurti për shkarkim e bordit të AKP, dhe emërimin e bordit të ri.

Sipas tij Kurti po do t’i kapë institucionet në emër të çkapjes.

“Po e shoh njëfarë tendence, e pash edhe sot në Komisionin Parlamentarë, edhe jam ka pe nij, diqysh po ju ngutet që në emër të çkapjes me kap sa më shpejt shtetin. Kurti e ka përdorë, dhe doli në foltore, çka ka qejf me dëgju populli tha: “Na e nalum hajnin në Kosovë, edhe ma nuk ka hajni AKP-ja mshelet, shuhet”, AKP sot nuk është shuar, AKP është aty. Paramendoni çfarë argumenti “një takim i bordit kushton 20 mijë euro” e i këtij bordit i ri sa kushton?!,”. Nuk është këtu një parti shtet, diqysh fortë është ka i ngutet që në emër të çkapjes me kap sa më shpejt shtetin”, tha Tahiri.

Fjalë Kryesore:

Të ngjashme