Shefi i Grupit Parlamentar të PDK-së, Abelard Tahiri tha se kjo mazhorancë i ikin përgjegjësisë që ka lidhur me Policinë e Kosovës, raporton Ekonomia Online.
Sipas tij, nuk mjafton me foto në Facebook e me llafe të mira, por duhet të mbështetur Policia.
“Ky është vendi që sot duhet mu mbështet Policia e Kosovës. Nuk mjafton me foto në Facebook e me llafe të mira. Tash e një periudhë të gjatë kërkojmë që të paktën sigurimi shëndetësor të buxhetohet nga 1 janari 2024. Kuvendi i Kosovës të marrë përsipër një seancë”.
“Është e papranueshme ikja nga përgjegjësia, i ikin mbështetjes qe duhet t’i japin Policisë së Kosovës. Po ju japim kohe deri ditën e hënën, dhe nga java e ardhshme konsiderojmë që duhet të merret parasysh qe seancat e jashtëzakonshme të mbahen”.
“Krejt ky degjenerim që po ndodh i thirrur nga Albin Kurti, duhet të marre fund. Sot vendi ynë më shumë se kurrë do duhej me tregu unitet. Janë njerëzit e parë që jetën e tyre e vënë në rrezik. Me nejt duar kryq e me bojkotuar seancë, është turp i madh”, shtoi Tahiri.
LEXONI EDHE: