Shefi i Grupit Parlamentar të PDK-së, Abelard Tahiri, në fjalën e tij në Kuvend ka kërkuar nga ministri i Financave dhe Transfereve, Hekuran Murati, angazhim më të madh në plotësim-ndryshim të ligjit për rimëkëmbje ekonomike.
Ai tha se ky ligj është bërë me qëllimin që t’i ndihmojë qytetarët dhe bizneset gjatë pandemisë, raporton Ekonomia Online.
“Për me i parandalu shkeljet kushtetuese jemi mobilizuar së bashku dhe e kemi krijuar ligjin për rimëkëmbje ekonomike, por tash po ju shohim se jeni fanatik për faljen e gjobave. Nën një për t’i ndihmuar bizneset dhe ato biznese që kanë humbur gjatë pandemisë, angazhimi i shtetit vazhdon të jetë shumë i vogël”.
Tahiri tha se nuk po kërkon ndonjë mrekulli nga Qeveria por nuk po sheh ndonjë iniciativë nga ana e tyre.
“Nëse krahasohemi me vendet e rajonit shiheni vetë – mos të flasim për vaksinat. Ne jemi shumë më mbrapa. Nuk po kërkojmë për 80 ditë me bë mrekulli por nuk po e shohim iniciativën”.
Tahiri ia ka përmendur ministrit Murati edhe pagat e profesorëve universitar, që janë rritur, sipas tij, falë PDK-së dhe ish-ministrit Hamza.
“Nëse të kujtohet ty deri në vitin 2013 paga e profesorit në universitet ka qenë 500 euro, dhe sot shkon paga defi në 2 mijë euro falë PDK-së dhe ish ministrit Hamza”, u shpreh ai, raporton EO.