Ministri i Drejtësisë, Abelard Tahiri, tha ministria që ai e udhëheq nuk do të ndalet derisa rasti i Astrit Deharit të zbardhet, raporton Ekonomia Online.
“Në rrafshin personal jo vetëm Dehari por edhe secili qytetar që humb jetën është rast që të prek emocionalisht. Përpara se të kemi çfarëdo kualifikimi, të gjithë kemi një status të barabartë, jemi qytetarë të këtij vendi. Po flas në rrafshin e përgjegjësisë. Që nga java e parë iu kam qasur me seriozitet këtij rasti”.
“Nuk më ka kërkuar askush që në mbledhjen e dytë të Qeverisë kam kërkuar që të zbardhen të gjitha dyshimet në rastin Dehari. Më 27 shtator i kam dërguar letër Lumezit ku kam shprehur gatishmërinë time të plotë për realizimin e ekspertizës shtesë”.
“Me qëllim të ofrimit të mbështetjes institucionale i kam ofruar 50 mijë euro për ekspertizën. Ju ftoj qe të shkëputeni nga kjo mendësi fataliste dhe të mbështeteni në organet tona të drejtësisë”.