Tahiri: Nuk zhvillohet ekonomia duke u shkelur prodhuesit lokalë

Prishtinë | 12 Gus 2016 | 20:30 | Nga

Drejtori ekzekutiv i Institutit Kosovar për Qeverisje Lokale (KLGI) Besnik Tahiri ka ngritur shqetësimin lidhur me dëmtimin e prodhuesëve e posaqërisht ata të mjedrës nga ç’rregullimi i tregut.

Përmes një postimi në rrjetin social Facebook ai ka reaguar duke thënë se tregjet e ç’rregullta rrezikojnë në themel zhvillimin ekonomik lokal.

Për këtë ai kërkon ndërhyrjen me urgjencë të institucioneve si rregullator, po ashtu edhe përkrahjen nga partnerët që kanë ndihmuar avancimin e sektorit të prodhimit, me theks atij në bujqësi nga programet zhvillimore të USAID-it dhe agjencive tjera vendore e ndërkombëtare.

“Zhvillimi i komunave dhe stimulimi i punësimit nuk bëhet duke e ‘shkelur’ prodhuesin vendor, por duke krijuar politika të favorshme dhe duke i mbrojtur ndërmarrjet e vogla që veprojnë në zonat rurale. Rasti i fundit kur çmimi i mjedrës po nënvlerësohet, tregon se tregu në vend është i çrregulluar dhe është në rrëzik prej ‘tugjarëve’”, ka thënë Tahiri.

Ai rikujton se “kultivimi i mjedrës në vendin tonë, nga viti në vit po shtohet, por shqetësim për kultivuesit është ulja e çmimit të këtij fruti krahasuar me vitet paraprake. Kultivuesit e mjedrës thonë se vitin e kaluar çmimi për kilogram i mjedrës ka shkuar deri në 2.10 euro”.

Po ashtu, Tahiri rikujton edhe dëmet e vazhdueshme që u janë shkaktuar prodhuesve vendës, duke theksuar se padrejtësia më e madhe që po u bëhet prodhuesve është shkelja në mënyrën më të ulët.

“Është e padrejt të ‘shkelën’ këta prodhuesë dhe punëdhënës në mënyrën më të ulët. Vjet e parvjet u ‘shkelën’ prodhuesit e patates, kurse sivjet ata të mjedrës”, ka potencuar Tahiri.

Në këtë aspekt, ai pret ndërhyrjen e institucioneve dhe donatorëve për të gjetur zgjidhje duke theksuar se “reagimi i instirucioneve vendore e në veçanti i USAID-it si një ndër mbeshtetësit kryesor është i nevojshëm”.

Krejt në fund përmes një fotografie ai prezanton dhe produktin e mjedrrës që është kultivur dhe paketuar nga prodhuesit e kësaj kulture bjqësore në fshatin Bradash të Podujevës.

mjedra

 

Fjalë Kryesore:

Të ngjashme