Zëvendëskryeministri Besnik Tahiri, tha se pavarësisht se cila është raporti i forcave mes partive politike në përbërje të Kuvendit, kurrë nuk duhet të hezitojmë të ofrojmë llogaridhënie, përcjell Ekonomia Online.
“Duke qenë idhtar i vendimmarrjes së informuar dhe pjesëmarrëse, gjatë debatit dhe diskutimit të sotëm në Kuvendin e Republikës së Kosovës u ndjeva mirë që pavarësisht se cila është klima dhe raporti i forcave mes partive politike në përbërje të Kuvendit, kurrë nuk duhet të hezitojmë të ofrojmë llogaridhënie dhe të përfshihemi në debat ndër-institucional”, tha Tahiri.
“Vetëm me këtë qasje, ne mund të sigurojmë themelet e demokracisë, llogaridhënies institucionale, publike dhe qytetare, si dhe legjitimitetin e çdo vendimmmarje në Qeveri e Kuvend”, u shpreh ai.