Shefi i grupit parlamentar të AAK-së, Besnik Tahiri, duke folur për raportimet për atentat ndaj kryeministrit Albin Kurti, ka thënë se është për të ardhur keq kur një shtet si Maqedonia e Veriut të demanton lajmin.
Sipas tij, ai lajm ka të bëjë me qëllime politike.
“Informacionet e hershme ndodh ndërmjet dy institucioneve. Institucioneve të Inteligjencës se Kosovës dhe vendit mik. Është informacion konfidencial, një shtet siç është Maqedonia e Veriut nuk guxon me bë deklarim publik nëse ka kësi informacione. Ajo që unë dua të them normale se si shqiptar me ta kërcënuar kryeministrin nuk ndihesh mirë. Sikur se me vjen keq kur një shtet të demanton për një çështje siç duket është përdorur për synime politike”, ka thënë ai.