Tahiri për Thaçin: Ai që e lexoi deklaratën e Pavarësisë s’e gëzon lirinë – Sot jemi mbledhur ta festojmë veprën e tij historike

Prishtinë | 17 Shk 2024 | 13:12 | Nga Ekonomia Online

Shefi i deputetëve të Partisë Demokratike të Kosovës, Abelard Tahiri, ka përkujtuar fjalët e ish-presidentit Hashim Thaçi gjatë shpalljes së Pavarësisë më 17 shkurt të vitit 2008, raporton Ekonomia Online.

Në seancën solemne për nderë të Pavarësisë së Kosovës, Tahiri tha se Thaçi dhe të tjerët janë duke e vazhduar betejën e radhës për Kosovën.

“16 vite më parë në 17 shkurt të vitit 2008, e pa përsëritur presidenti Hashim Thaci në emrë të popullit të Kosovës i prezantoi Kuvendit të Kosovës deklaratën e pavarësisë. Nëpërmjet të cilës shpallem Kosovën shtet të pavarur, sovran dhe demokratikë. Ne fjalën e tij presidenti Thaçi e përshkroi 17 shkurtin ashtu siç ishte në të vërtet. Si sublimi i përpjekje të shumta të patriotëve që asnjëherë nuk ndaluan se angazhuari për Kosovën. Si sublimim i gjakut të shumë brezave të kësaj toke. Ai që lexonte këto fjalë, këtë arritje të papërsëritshme për popullin e Kosovës, presidenti Hashim Thaçi sot nuk e gëzon lirin e Kosovës por vepra e tij jeton. Prandaj sot jemi mbledhur ta shënojmë 16-vjetorin  e kësaj vepre historike. Hashim Thaçi dhe shokët e tij bashkëluftëtarë të UCK-së, Kadri Veseli, Jakup Krasnqi, Rexhep  Selimi e shumë të tjerë janë në betejën e radhës për Kosovën duke luftuar për drejtësi dhe për ta pastruar emrin e lavdisë së madhe të UÇK-së të cilën nuk e ndoten asnjë herë”, tha ai.

Të ngjashme