Tahiri: Përgjimet janë shumë serioze, dorëheqja e Qeverisë është më e paktë që mund të bëhet

Prishtinë | 10 Kor 2023 | 16:16 | Nga Ekonomia Online Shkarko Videon HD

Për ta shkarkuar videon ju lutem kyçuni ose regjistroni një llogari të re!

| Regjistrohu

Shefi i Grupit Parlamentar të Aleancës për Ardhmërinë e Kosovës, Besnik Tahiri, ka thënë se përgjimet publikuara në media për një komunikim ndërmjet ish-deputetit të Listës serbe, Igor Simiqin me shefen e Grupit Parlamentar të VV-së Mimoza Kusari Lila, janë shumë serioze, raporton Ekonomia Online.

Në një konferencë të jashtëzakonshme për medie, Tahiri ka thënë së në lidhje më këtë situatë dorëheqja e Qeverisë është më e paktë që mund të bëhet.

“Përgjimet e sotme janë shumë serioze, jo se është publikuar kjo bisedë por sepse aty shpërfaqet një marrëveshje që ka qenë marrëveshje nga dita e parë e kësaj qeverie. E dyta ajo që duhet fillimisht t trajtojmë serioz është se temat që janë diskutuar në këtë takim janë të interesit shtetërore dhe shkeljet janë flagrante si në aspektin e ligjit dhe moralit”, ka deklaruar Tahiri.

Shefi i deputetëve të AAK-së, ka thënë se do të kërkojnë sqarime nga shefi i ekzekutivit, pasi e konsiderojnë të rëndë koordinimin e VV-së me Listës serbe për veteranët.

“Ne si AAK kërkojmë përgjegjësi nga kryeministri që të në na jap sqarime për këto përgjime. Ju e dini që aspekti i rrymës është tema më korruptive, e dyta për AAK është e pa imagjinueshme që në një takim të tillë të diskutohet koordinimi për veteranët. Shihet shumë çartë që ky relacion ka qenë sekret në mesë dy subjekteve politike, ndërsa është trumbetuar se nuk ka koalicion ndërmjet VV dhe Listës serbe. A jeni duke e parë që në këtë qeveri nuk ka moral politike, akuzat që janë drejtuar ndaj subjekteve politike kanë qenë goditje e ulëte. Dorëheqja është më e pakta që duhet të ndodh, kjo tregon fytyrën e vërtetë të kësaj qeverie”, ka thënë Tahiri.

Të ngjashme