Kandidati për kryetar të komunës së Podujevës nga radhët e Aleancës për Ardhmërinë e Kosovës (AAK), Besnik Tahiri njëherit edhe shef i Grupit Parlamentar ka prezantuar sot kandidaten e radhës për asamble komunale.
Tahiri bëri të ditur se kandidatja e radhës është Albanë Talla e cila ka studiuar gazetarinë që tashmë një dekadë edhe e ka ushtruar profesionin e gazetares në media të shkruara, online si dhe ka qenë autore e një emisioni në televizionin TV Llapi.
Tutje Tahiri theksoi se Talla vjen nga një familje e madhe llapjane e cila ka kontriubuar në çshtje kombëtare edhe humanitare.
“Gjyshi i Albanës, Bahtir Talla, nga Letanci, njihet në Llap për bamirësinë e tij dhe lëshimin e shtëpive për shkolla gjatë viteve të 90-ta.
“Albana ka vendosur t’i bashkohet ekipit tim profesional, si dhe do të jetë kandidate e Listës në garën për Asamblenë e Podujevës”, thuhet në njoftim.
Tahiri u shpreh se është i bindur që bashkë me Albanën dhe shume të rinjë të tjerë do bëjnë ndryshimin e duhur për Komunën e Podujevës.