Zëvendëskryeministri Besnik Tahiri përpara Komisionit të Venedikut ka prezantuar Projektligjin për Qeverinë.
Tahiri ka thënë se qeveria do të përfshijë rekomandimet e Komisionit në Projektligj.
“Ishte nder i veçantë të prazantoj para Komisionit të Vendikut, në sesionin e 125 të kësaj instance të lartë juridike ndërkombëtare, evropiane. Nuk kishte se si të ishte ndryshe, pas një të pune të gjatë, serioze dhe fisnike në Projektligjin për Qeverinë. Në mënyrë rigoroze do të përfshihen rekomandimet e Komisionit, duke siguruar që të kemi një Projektligj të standardit më të lartë perëndimor”, ka shkruar Tahiri.
Ai ka thënë se është e pakuptueshme se si për këto vite nuk është nxjerrë një ligj i veçantë për qeverinë.
“As kur kisha kryesuar këtë proces, as tani kur po vazhdoj, nuk arrij ta kuptoj, se si është lejuar që të kalojnë gjithë këto vite, që për institucionin kushtetues që ushtron pushtetin ekzekutiv, të mos nxirrej një ligj i veçantë”, ka thënë ai.