Kandidati për deputet nga radhët e koalicionit AAK-PSD, Besnik Tahiri, për takimin e mbajtur në Prizren, është shprehur se ky vend është dëshmia më e mirë se si njerëzit e vendit u bënë bashk për t’i mbrojtur tokat nga coptimi.
Ndër të tjera ai tha se kryeministri Haradinaj I hoqi rrethimin Prizrenit që i ishte vendosur nga padia e “Infrakos”-it.
Ky është postimi i plotë:
Prizreni është dëshmia se si njerëzit e vendit u bënë bashk për t’i mbrojtur tokat nga coptimi. Tash, 141 vite pas, sërish Kosovës i duhet një bashkim për 100% Kosovë.
Kryeministri Haradinaj i hoqi rrethimin Prizrenit që i ishte vendosur nga padia e “Infrakos”-it. Pa inate, u dha zgjidhje e mbështetje secilës kërkesë.
Prizrenit e Kosovës i kemi transformuar mbështejen e lirisë në rrugëtim për zhvillim. Parku Inovativ Gjerman, është dëshmi e seriozitetit për zhvillim dhe partneritetit.