Zëvendëskryeministri Besnik Tahiri, ka thënë se Projektligji për rimëkëmbje ekonomike s’është elektoral dhe duhet të miratohet javën e ardhshme, raporton Ekonomia Online.
Tahiri këto komente i ka bërë në konferencën e organizuar nga Aleanca Kosovare e Bizneseve me temën “Javët e Biznesit Kosovar 2020”.
Tahiri ka thënë se në Kosovë ka burra e gra që edhe në gjendje të vështirë mund ta mbajnë gjallë ekonominë e vendit.
Kjo është një mesazh që në këtë vend ka shpirt të ndërmarrësi dhe ka burra e gra që edhe në kushte të vështira ja dalin ta mbajnë gjallë ekonominë. Porosia ime për ju është, ju duhet të bëni gjithçka në fuqinë e juve si AKB për të promovuar dhe të rrit vetëdijen e qeverisë në raport me punën që e bënë sektori privat”.
“Projektligji për rimëkëmbje e ekonomike nuk është ligj elektoral dhe duhet ta miratojmë këtë ligj javën e ardhshme”, tha Tahiri.