Kandidati për deputet nga radhët e AAK-së, Besnik Tahiri ka thënë se Qeveria Haradinaj ka ofruar shembullin e partneritetit mes Qeverisë dhe Komunave për Zhvillim Ekonomik Lokal.
Ai përmes një postimi në Facebook, ka shkruar se për herë të parë Qeveria dhe Komunat kanë koordinuar agjendën e veprimit.
Postimi i tij i plotë:
Kemi ofruar shembullin e partneritetit mes Qeverisë dhe Komunave për Zhvillim Ekonomik Lokal
Për herë të parë Qeveria dhe Komunat kanë koordinuar agjendën e veprimit duke arritur këto rezultate:
Miratimi i Ligjit për Dhënien në Shfrytëzim dhe Këmbim të Pronës së Paluajtshme Komunale i mbetur peng për disa vite:
– Fuqizimi i kompetencave komunale për menaxhimin e pronave;
– Lehtësira dhe procedura të thjeshtëzuara për shfrytëzimin e pronës komunale për zhvillim ekonomik;
– E drejta për kthim të pronave të Agjencisë së Privatizimit dhe Agjencisë së Pyjeve për interes publik dhe zhvillim ekonomik.
Miratimi i Strategjisë për Zhvillim Ekonomik Lokal (2019 – 2023)
-Themelimi i Departamentit për zhvillim të qëndrueshëm komunal
Vendimet e Qeverisë në funksion të zhvillimit ekonomik lokal;
Zonat Ekonomike (zhvillimin ekonomik);
-Parku Inovativ Trajnues në Prizren, vazhdimësi e partneritetit ekonomik dhe politik me Gjermaninë dhe shtyse e fortë për zhvillim ekonomik dhe hapje e vendeve të reja të punës;
-Zona e Veçantë Ekonomike Amerikane, që përfshinë hapësirë prej 500 hektarësh dhe i përgjigjet përkushtimit të Qeverisë së Republikës së Kosovës për partneritet strategjik me ShBA-në;
-Zonat Ekonomike – Drenas; Vushtrri, Kaçanik dhe Malishevë.
Shpronësimet e pronave dhe dhënies në shfrytëzim Komunës;
-36 vendime për shpronësime të pronave për interes të komunave.
Bartja e pronave publike për shfrytëzim në interes publik dhe të zhvillimit ekonomik lokal;
-24 prona publike të bartura për shfrytëzim në interes publik.
100% partneritet me komunat
100% në mbështetje të zhvillimit ekonomik lokal
#100% KOSOVA
#100%SHTET