Shefi i Grupit Parlamentar të PDK-së, Abelard Tahiri pas përfundimit të Kryesisë së Kuvendit, tha se Qeveria Kurti është Qeveri që varfëron qytetarin, kjo duke iu referuar pagesës shtesë prej 5 euro për veturat që nga shtatori, raporton Ekonomia Online.
Ai tha se PDK-ja ka propozuar debat parlamentar për këtë çështje, derisa shtoi se do të përdorin çdo metodë për anulimin e kësaj kontrate.
“PDK ka propozuar debat parlamentar në lidhje me tiketën ngjitëse dhe besojmë që është nën kundërshtim me Ligjin. Qeveria nga zgjedhjet e 14 shkurtit vendimin e parë që e morr nuk është vendim që lehtëson jetën e qytetarëve, pra kjo qeveri është qeveri që varfëron”.
“Ne si PDK do të përdorim mjetet që kjo kontratë të anulohet. Kryeministri po vendos taks prej pesë euro për të gjithë ata që regjistrojnë veturat e tyre dhe kjo është e papranueshme”.
Tahiri për takimin e Kurtit në Bruksel tha se ky proces po përcillet me jotransparencë, ngase qytetarët nuk e di se për çfarë temash po diskutohet, raporton EO.
“Ky dialog Kurtin po e përcjellë me mos transparencë, pra qytetarët nuk dinë asgjë se çka do të bisedon Kurti ne takimin e radhës me Vuqiçin. Rreziku ekziston që për herë të parë Kosova të kthehet pala e pa arsyeshme”.