Tahiri-Qeverisë: Ndaleni punësimet partiake

Prishtinë | 11 Qer 2021 | 10:52 | Nga Ekonomia Online Shkarko Videon HD

Për ta shkarkuar videon ju lutem kyçuni ose regjistroni një llogari të re!

| Regjistrohu

Shefi i Grupit Parlamentar të AAK-së, Besnik Tahiri ka kërkuar nga Qeveria Kurti që të ndal emërimet familjare në institucione të pavarura, raporton Ekonomia Online.

“Sa i përket punësimeve që kanë ndodhur në ministri e Qeveri e kemi marrë me shqetësim faktin që ka punësime të nivelit familjar e nepotist por janë emërime politike që janë të ligjshme por që është thënë se nipat e tezet mos të punësohen”, është shprehur ai.

Tahiri ka thënë se nëse vazhdojnë punësimet në këtë formë më këto agjenci nuk quhen të pavarura, por të LVV-së.

“Naleni turrin me emërim në agjenci të pavarura sepse lirisht pastaj nuk u themi agjencione të pavrara, por të Lëvizjes Vetëvendosje”, ka thënë ai poashtu.

Sipas Tahirit këto emërime në këtë formë i bëjnë dëm Kosovës dhe vetë LVV-së, raporton EO

“Kemi shumë punë për të bërë bashkë edhe pse i keni numrat. Nëse shkon praktika e kapjës së institucioneve me kapje përmes njerëzve nuk i bëni hajr as vetës as Kosovës”.

Të ngjashme