Tahiri-Qeverisë: Nuk kërkojmë zgjedhje, por zgjidhje të problemit që e keni shkaktuar në veri

Prishtinë | 10 Nën 2022 | 11:03 | Nga Ekonomia Online Shkarko Videon HD

Për ta shkarkuar videon ju lutem kyçuni ose regjistroni një llogari të re!

| Regjistrohu

Shefi i grupit parlamentar të PDK-së, Abelard Tahiri tha se nuk duan zgjedhje.

Në seancën e sotme të Kuvendit, Tahiri tha se duan që Qeveria ta zgjidhë problemin në veri të vendit.

“Si opozitë, nuk kërkojmë zgjedhje. Si opozitë, kërkojmë zgjidhje të problemit të cilin e keni shkaktuar tash e disa ditë në veri të Kosovës”, tha Tahiri.

“Pra, si opozitë, nuk do të tolerojmë në asnjë rrethanë, në asnjë moment, të tërhiqeni nga ushtrimi i sovranitetit të Republikës së Kosovës edhe në atë pjesë të vendit ton”, shtoi ai.

Të ngjashme