Tahiri reagon pas kërcënimit që ka marrë Musliu-Shoshi

Prishtinë | 03 Qer 2023 | 20:34 | Nga Ekonomia Online

Deputetja e  PDK-së, Ariana Musliu-Shoshi është kërcënuar për shkak të fjalimit që kishte dje në parlament ku kritikoi ministren Gërvalla dhe Qeverinë e Kosovës.

Pas kësaj ka reaguar shefi i grupit parlamentare i kësaj partie, Abelard Tahiri.

“Është e turpshme dhe e papranueshme logjika e kërcënimit që ka sjellë në Kosovë militantizmi i pushtetit të Albin Kurtit”, ka shkruar Tahiri.

“E turpshme dhe e papranueshme logjika e kërcënimit që ka sjellë në Kosovë militantizmi i pushtetit të Albin Kurtit. Kërcënimet e tilla duhet të trajtohen me prioritet nga organet e rendit”, ka shkruar ai.

Musliu-Shoshi ka deklaruar se rastin do ta paraqes në Policinë e Kosovës.

Të ngjashme