Drejtori i Institutit Kosovar për Qeverisje Lokale (KLGI), Besnik Tahiri, ka komentuar zgjedhjet të cilat po mbahen në Amerikë.
Përmes një postimi në rrjetin cocial Facebook, ai ka thënë se votuesit amerikan do të arrijnë edhe këtë herë të bëjnë kapërcimin e madh.
Ai ka nënvizuar se Shtetet e Bashkuara të Amerikës Tahiri janë modeli më frymëzues i demokracisë.
Lexoni postimin e plotë:
“Clinton vs Trump, ndjenjat do ta bëjnë ndryshimin
I impresionuar nga vlerat që përfaqëson demokracia Amerikane, fryma e fushatës zgjedhore dhe parimet mbi të cilat zgjedhësit krijojnë konceptin e votës në këtë vend. Shpreh besimin se votuesit Amerikan me nuanca të ndjeshme dallimi. të ndërtuar mbi ndjenjën e diversitetit do të arrijnë edhe këtë herë të bëjnë kapërcimin e madh.
Nisur si proces i brendshëm në të dyja kampet, i cilësuar si më kontradiktori deri më tani, për të vazhduar me një fushatë ku secili pozicionim e ndryshonte fuqin e njërit apo kampit tjerër. Fushata e veçantë nga qasja, temat, vlerat dhe parimet që përfaqësonin kandidatët. I veçantë për faktin se dimensionet e garës merrnin edhe vlerat e caktuara të kandidatve.
Clinton vs Trump – mprehtësia apo guximi
Clinton, një hije e gjatë e presidencës me mprehtësinë e saj synon të ri-kthehet në shtëpinë e bardhë, tani si gruaja më e fuqishme e politikës Amerikane dhe globale. Fushata e Clintonit u shqua me përkrahje të madhe nga kampi i saj dhe jo vetëm, por edhe me kritika të ashpra ndaj punës si sekretare. Qëndrimi i gjatë në skenën politike ka avantazhe dhe mangësitë e saj, avantazhi është se përtej kampit mund të sigurohet përkrahje, e mangësia është se mund të arrihet pika kritike e konsumimit publik.
Pra se sa do të arrihet të maksimizohet avantazhi mbi magnësitë varet nga finesat. Megjithatë, përvoja dhe kombinimi i saj me ndjenjën e votuesve besoj se do të arrijë ta krijoj avantazhin. Clinton posedon përvojën e duhur për të qenë Presidentja e parë femër e SHBA-ve. Në relacionin e ndjenjave pashmangëshëm si vend dhe shoqëri jemi me të, dhe besoi fuqishëm se ajo do të rrisë dhe fuqizoi përkrahjen e SHBA-së ndaj shqipëtarëve. Pavarësisht emocioneve, duhet thënë se Clinton dhe ekipi i saj janë përcjellë me sfida dhe gabime të cilat mund ti kushtojnë në këtë rrugëtim të saj politik.
Për dallim nga mprehtësia e Clinton, kandidati Trump, ishte guximtari, ai brenda kampit dhe në fushatë nuk bëri kalkulime hamendësuese. Shpesh i vetmuar dhe i kritikuar ashpër nga kampi Republikan dhe mediat, përmes shembullit të vetëbesimit dhe përkushtimit me një guxim të veçantë ai arriti ti balancoi kritikat dhe shpesh ti kthej në avantazhe. Fushata e tij u shqua me një entuziazëm dhe engjergji të veçantë nga votusit e Trump.
Përkundër mungesës së përkrahjes nga kampi, qendrimeve kontraverse sidomos me çasjen e tij ndaj Hispanikëve, Islamit dhe Rusisë dhe reflektimit nga e kaluara e tij. Ai vendosi një standart të ri në politikën Amerikane. Bazuar në këtë pavarësisht rezervave mund të them se Trump është një model i veçantë në atë se kur egziston vullneti gjithmonë gjinden rrugë për t’ju afruar cakut. Fitorja potenciale e tij do të sjellë një rend të ri botëror që tani për tani është i panjohur.
Në fund, vleresoj se pavarësisht dallimeve, fushatës së ashpër, qasjes kontraverse, SHBA-të janë modeli më frymëzues i demokracisë. Mbes me shpresë se mprehtësia në finesa të lojës do të jetë guximi Amerikan.”