Tahiri: Shkarkimi i bordeve problematikë serioze

Prishtinë | 01 Kor 2021 | 11:34 | Nga Ekonomia Online Shkarko Videon HD

Për ta shkarkuar videon ju lutem kyçuni ose regjistroni një llogari të re!

| Regjistrohu

Shefi i Grupit Parlamentar të AAK-së, Besnik Tahiri, tha se shkarkimi i bordeve pa bërë një vlerësim të saktë është gabim i Qeverisë, raporton Ekonomia Online.

Tahiri pas mbledhjes së Kryesisë shtoi se kjo është shndërruar në një problematikë serioze.

“Ishin shumë tema që u trajtuan në këtë takim. E ngrita edhe një herë një çështje problematike e serioze si ajo e shkarkimit të institucioneve të pavarura që raportojnë në Kuvend”.

“Shkarkimi i Bordeve pa bërë një vlerësim të saktë është gabim dhe kthen një kulturë që nuk i bën hajr as Kosovës as Qeverisë”.

“Iniciativa për një shkarkim duhet të bëhet mbi bazën e një vlerësimi. Disa anëtar të bordeve kanë qenë të emëruar në kohë të shkurtër dhe s’kanë pas hapësirë me bë veprime”.

Të ngjashme