Ish-kryenegociatorja e dialogut, Edita Tahiri, ka thënë se Kurti po e dramatizon çështjen e targave për të përgatitur opinionin për kompromise.
Ajo përmes një postimi në Facebook, ka thënë se ai tashmë e ka bërë kompromisin e parë duke e pranuar planin franko-gjerman, që nuk e ka njohjen reciproke.
“Kurti po dramatizon çështjen e targave për të përgatitur opinionin për kompromise. Tashmë të parin e bëri duke pranuar mungesën e njohjes reciproke në planin franko-gjerman”, ka shkuar ish kryenegociatorja në Facebook.