Zëvendëskryeministri i parë i Maqedonisë së Veriut, Artani Grubi, gjatë ditës së sotme është takuar me shefin e Grupit Parlamentar të AAK-së, Besnik Tahiri.
Tahiri përmes një postimi në facebook ka thënë se Grubi është shembull i lidershipit transformues, që sipas tij po angazhohet me një energji të madhe për përshpejtimin e proceseve integruese euro-atlantike.
“Përkundër vështirësive në procese të tilla, shpesh edhe ecjes së ngadalshme si dhe kur entuziazmi politik dhe publik është në pikën të ulët, Artani tregohet me vullnet të fortë për të ruajtur kursin e qartë politik. Të priftë e mbara”,ka shkruar Tahiri.