Sot, Ministri i Drejtësisë, Abelard Tahiri, takoi përfaqësuesit nga Departamenti Amerikan i Shtetit, të kryesuar nga Ambasadori dhe Koordinatori për Kundër-terrorizëm, Nathan A. Sales.
Gjatë takimit Ministri Tahiri, u shpreh se forcimi i sundimit të ligjit është një ndër mjetet kryesore në luftën kundër terrorizmit dhe ekstremizmit të dhunshëm, andaj mbështetja e ShBA-ve në këtë drejtim është jetike.
“Institucionet e Kosovës do të vazhdojnë t’i kundërvihen kërcënimit në rritje të terrorizmit më qëllim të krijimit të një ambienti të sigurt për qytetarët e saj dhe do të kontribuoj përmbajtësisht, në koordinim me partnerët e saj, në luftën globale kundër terrorizmit dhe ekstremizmit të dhunshëm”, tha Tahiri.
Nga ana e tyre, përfaqësuesit nga Departamenti Amerikan i Shtetit, të kryesuar nga Ambasadori dhe Koordinatori për Kundër-terrorizëm, Nathan A. Sales, u shprehen se mënyra më e mirë për të luftuar, terrorizmin e radikalizmin e dhunshëm, është duke pasur vullnetin e plotë politik dhe përkrahjen të fuqishme sektori i sundimit të ligjit.