Zëdhënësi nga AAK-së , Besnik Tahiri, ka reaguar pas deklaratës së Isa Mustafës, Kryetari të LDK-së, i cili ka thënë se taksa e vendosur nga Kosova ndaj Serbisë duhet të largohet, transmeton Klan Kosova.
Tahiri me anë të një postimi në rrjetin social Facebook, deklaroi se taksa 100 përqind nuk është e vetëm një një partie, dy, apo tri, por sipas tij kjo është temë nacionale.
“Kosova e ka sfidë reformën në administratën e shtetit, kjo është është sfidë e të gjithë ekspertëve për të ndihmuar konsoliduar dhe reformuar shtetin, kurrë skam me u ndal me ndihmu këtë proces”.
“Megjithatë, në temat e dialogut me Serbinë nuk duhet të merren vendime të njëanshme dhe pa koncensus politikë, kjo nuk duhet avancohet. Taksa 100% nuk është e një partie, dy, apo tri, kjo është temë nacionale”, ka shkruar ai.