Shefi i Grupit Parlamentar të PDK-së Abelard Tahiri në një konferencë për medie ka kërkuar anulimin e krejt procesit për tiketat prej 5 euro, raporton Ekonomia Online.
Tahiri i ka bërë thirrje Prokurorisë që të hetoj këtë rast. Tutje ai tha se Qeveria Kurti është Qeveria e vetme që nuk ka sjellë 100 ditëshin në Kuvend për ta diskutuar.
Ai tha se e kanë zënë dorën e Qeverisë në xhepin e qytetarëve.
“Sot jemi njoftuar nga MI për pezullimin e taksës prej 5 eurove. Ju e dini qëndrimin e PDK-së dhe jemi munduar që kjo taksë të ju bie qytetarëve të Kosovës dhe nuk do t’i shkonin buxhetit, por një kompanie private”.
“Ky vendim e ka rënduar jetën e qytetarëve, dhe ne nuk do të ndalemi dhe nuk mjafton pezullimi por kërkojmë që qysh sot ky projekt të anulohet dhe jo të pezullohet dhe si grup kërkoj ë që ta heq këtë taksë pasi që është vendim që varfëron qytetarët e Kosovës ne e kemi zënë dorën e Qeverisë në xhepin e qytetarit i bëjmë thirrje Prokurorisë që ta ushtrinë mandatin e saj dhe ta hetojë procesin dhe kjo vjedhje në tentative ta marr meritën e duhur”.
“Kjo Qeveri është e para që nuk sjell raport të 100 ditëshit në kuvendin e Kosovës, kjo është Qeveria e parë që nuk sjell për debat raportin e 100 ditëshit”.
Se a do të kërkojë PDK-ja interpelance për raportimin e kryeministrit Kurti në Kuvend për dialogun m eSerbinë, aithotë se do t’i japin kohë kreut të Qeverisë, raporton EO.
“Po i japin kohë kryeministrit dhe po shpresojmë që do të iniciojë vet një iniciativë të tillë pasi që procesin e dialogut po e shoqëron një jo transparencë e madhe. Nuk dimë cilat janë propozimet që vinë nga ana jonë dhe të gjitha këto i marrim vesh në medie”.
Ndërsa për suspendimin e 9 zyrtarëve në Ministrinë e Bujqësisë, Tahiri tha se këto iniciativa i mirëpresin.
“Çdo vendim që merr qeveria për afera korruptive dhe suspendohen ne e mirëpresim dhe këtë e kam propozuar edhe me kod të procedurës penale. Qeveria duhet të tregojë një vullnet në luftimin e krimit të organizuar”.