Kryetari aktual dhe kandidati për kryetar të Komunës së Vushtrrisë, Xhafer Tahiri bashkë me Nënkryetarin Namani, ekzekutivin e Komunës, Shoqatën e Familjeve të Dëshmorëve dega Vushtrri, Shoqatën e Veteranëve e Invalidëve të UÇK-së bënë homazhe te varrezat e Dëshmorëve Hamdi Hajrizi, Bektesh Haliti, Nezir Imeri.
Madje, Tahiri tha se dëshmorët janë shtylla e shtetit dhe historia e kombit që nuk harrohet kurrë.
Njoftimi i plotë:
Bashkë me Nënkryetarin Namani, ekzekutivin e Komunës, Shoqatën e Familjeve të Dëshmorëve dega Vushtrri, Shoqatën e Veteranëve e Invalidëve të UÇK-së bëmë homazhe te varrezat e Dëshmorëve në nderim të Dëshmorëve të KombitHamdi Hajrizi, Bektesh Haliti, Nezir Imeri.
Dëshmorët janë shtylla e shtetit dhe historia e kombit që nuk harrohet kurrë.L A V D ILAVDI të gjithë Dëshmorëve të Kombit, nderim dhe respekt familjeve të tyre.