Shefi i Grupit Parlamentar i PDK-së, Arian Tahiri ua ka përcjellur Grupeve të tjera Parlamentare ftesën për mbështetje dhe pjesëmarrje në seancën e jashtëzakonshme të Kuvendit.
“Sot, si Kryetar i Grupit Parlamentar të PDK-së, u kam përcjellë të gjitha grupeve parlamentare dhe, përkatësisht, secilit deputet ftesën për mbështetje dhe pjesëmarrje për seancën e jashtëzakonshme të Kuvendit. Pika e vetme: shqyrtimi dhe miratimi në lexim të dytë i Projektligjit për Dhomat e Specializuara. UÇK-ja duhet të na bashkojë!”