Tahiri: Veprimet e Kurtit janë tendencë e sulm direkt ndaj demokracisë

Prishtinë | 06 Tet 2023 | 14:18 | Nga Ekonomia Online Shkarko Videon HD

Për ta shkarkuar videon ju lutem kyçuni ose regjistroni një llogari të re!

| Regjistrohu

Shefi i deputetëve të Partisë Demokratike të Kosovës, Abelard Tahiri, ka thënë se veprimet e kryeministrit Albin Kurti, janë tendencë e sulm direkt ndaj demokracisë. Ai pohoi se Kurti nuk mund t’i detyrojë deputetët që të nënshtrohen, raporton Ekonomia Online.

Tahiri ka treguar edhe për numrin e Marrëveshje Ndërkombëtare që PDK-ja i ka përkrahur.

“Sjellja e sotme e Kurtit ishte një sulm direkt e demokracisë sonë. Është sjellje e paprecedent që del kryeministri e të thotë se nuk do të përgjigjet. Nuk mund ta detyrojë deputetin t’i nënshtrohet dikujt. Prandaj angazhimet e Kurtit janë për të instaluar një lloj diktati”.

“Nga marsi i vitit 2021, numri i marrëveshje që i kemi votuar është 50 sosh, ndërsa vlera në total arrin diku 850 milionë euro”, tha Tahiri, teksa vazhdoi me kundërshtitë për pushtetin.

“Ky është edhe i paditur, është i papërgjegjshëm. E shihni inflacionin, bllokimin e investimeve kapitale, prandaj do ti ndërmarrim të gjitha veprimet e mundshme demokratike”.

Të ngjashme