Tahiri: Vuçiqi nuk pati fytyrë të marrë pjesë në Samitin e Procesit të Berlinit

Prishtinë | 03 Nën 2022 | 09:47 | Nga Ekonomia Online

Ish-kryenegociatorja kosovare për dialogun Kosovë-Serbi, Edita Tahiri, ka komentuar mungesën e Vuçiqit në Samitin e Procesit të Berlinit, duke dhënë dy arsye për mungesën e tij në këtë samit.

Tahiri në Facebook, ka thënë se arsyeja e parë është, se Vuçiqi, një kërcënues i hapur i sigurisë dhe stabilitetit me mjete ushtarake nuk ka vend në një Samit që synon paqen në Ballkan.

Si arsye e dytë, Tahiri ka thënë se, është që sot morri fund projekti hegjemon serb “Ballkani i Hapur’’, ndërkaq mbizotëroi procesi i Berlinit për Ballkanin Perëndimor.

“Vucici sot nuk pati fytyre te marre pjese Samitin e procesit te Berlinit per dy arsye: e para nje kercenues i hapur i sigurise dhe stabilitetit me mjete ushtarake nuk ka vend ne nje Samit qe synon paqen dhe stabilitetin e qendruesehm ne Ballkan, dhe aryeja e dyte eshte qe sot mori fund projekti hegjemon serb “Ballkani i Hapur” nderkaq definitivisht mbizoteroi procesi i Berlinit per Ballkanin Perendimor te gjashte vendeve WB6. Per ngarendesit e ‘Ballkanit te hapur’ qe prodhoi nje tandem te cuditshem “rama-Vuciq’ tashme mbaroi ky projekt i demshem serbo-rus”, ka thënë Tahiri.

Të ngjashme