Tahiri zotohet të krijojë lehtësira për prodhuesit vendor

Prishtinë | 20 Nën 2020 | 18:46 | Nga Ekonomia Online

Zëvendëskryeministri Besnik Tahiri është zotuar se Qeveria e Kosovës do të krijojë lehtësira dhe do të mbështes drejtpërdrejt prodhuesit vendor, përcjell Ekonomia Online.

“Pata kënaqësinë që në selinë e Aleancës Kosovare të Bizneseve të marr pjesë në “Javët e Biznesit Kosovar 2020″ me moto: Unë konsumoj produkte vendore, Po Ju?”Në këtë takim falënderova Kryetarin e AKB-së z. Agim Shahini, që po e organizon këtë projekt tradicional tash e 18 vite dhe prodhuesit vendor për punën e madhe që po e bëjnë për vendin në këto kohë të rënda për vendin”, ka shkruar Tahiri në profilin e tij.

“Në këtë takim u zotova se Qeveria do të krijojë lehtësira për prodhuesit vendas dhe do të mbështës drejtpërdrejt prodhuesit vendor. Poashtu, duke ditur se ky projekt po bëhet në kuadër edhe të përkrahjes së Luftës Çlirimtare me moton ‘Liria ka emër’ u zotova se do të marr pjesë në aktivitete që do të organizohen në këtë kuadër”, tha tutje Tahiri.

Fjalë Kryesore:

Të ngjashme