Tahirsylaj parashikon borë edhe në muajin prill

Prishtinë | 03 Mar 2018 | 11:37 | Nga

Temperaturat deri në minus 18 gradë celsiusë nuk ka mundësi të rikthehen deri në dimrin tjetër. Reshjet e shiut me intensitet të ulët do të vazhdojnë deri në fund të javës së ardhshme, përderisa mund të bie borë nëpër viset malore.

Parashikohet të ketë acar afro një javë gjatë muajit prill, ashtu siç ka ndodhur vitin e kaluar. Ky acar pritet t’i dëmtojë të mbjellurat bujqësore, tregon për Gazetën Express, profesori i Meteorologjisë në UP, Sylë Tahirsylaj.

Gjatë kësaj jave moti ka befasur, temperaturat janë ulur deri në -18 gradë celsiusë. Ky i ftohtë nuk ka mundësi të rikthehet deri në dimrin tjetër.

“Nuk do të ketë borë, deri në fund të javës do të ketë reshje të shiut me intensitet të dobët. Deri të martën temperaturat do të jenë prej -1 gradë deri në + 6 gradë”, tha ndër të tjera, Tahirsylaj.

Pasi vendi ynë është duke shkuar drejt stinës së pranverës nuk ka rrezik për acar.

“Diçka e tillë mund të ndodhë më 15 prill, sa për t’i dëmtuar të mbjeullrat”, tha Tahirsylaj.

Instituti Hidrometeorologjik për ditën e sotme dhe ditën e nesërme ka paraparë mot kryesisht të vranët dhe me intervale kohore me diell

Sipas IHK-së, vranësirat gjatë ditës do të shoqërohen me reshje të dobëta shiu.

Temperaturat minimale do të lëvizin ndërmjet 0-2 gradë celsius, ndërsa maksimalet e ditës parashihet të lëvizin ndërmjet 4-6 gradë celsius. Do të fryjë erë kryesisht nga juglindja dhe verilindja me shpejtësi 1-11m/s.

 

 

Fjalë Kryesore:

Të ngjashme