Mauzola e shekullit 17 në qytetin Agra të Indisë, Taj Mahal, rihapi dyert për vizitorët pas gjashtë muajsh.
Taj Mahal u mbyll në muajin mars, kur India ndërmori masa të ashpra izolimi kundër përhapjes së koronavirusit.
Taj Mahal do të lejojë tani vetëm 5,000 vizitorë në ditë dhe do të zbatojë masa të sigurisë kundër koronavirusit.
Si një nga atraksionet kryesore turistike në botë, kjo mauzolë ka tërhequr rreth 70,000 vizitorë në ditë, përpara pandemisë.
Ajo është ndërtuar nga perandori Shah Jahan në kujtim të mbretëreshës së tij, Mumtaz Mahal.
Mbyllja e saj për gjashtë muaj ka qenë më e gjata me të cilën është përballur.
Për herë të fundit, ajo është mbyllur për pak kohë në vitin 1978, kur në qytetin Agra ka pasur përmbytje.
Monumenti është mbyllur për pak ditë edhe në vitin 1971, gjatë një lufte midis Indisë dhe Pakistanit.