Tajfuni Lekima, 13 të vdekur dhe një milionë banorë të evakuuar në Kinë

Prishtinë | 10 Gus 2019 | 12:02 | Nga Ekonomia Online

Të paktën 13 persona kanë vdekur dhe më  shumë se një milionë banor të Kinës janë larguar nga shtëpitë e tyre si pasojë e goditjes nga tajfuni Lekima.

Deri tani gjashtëmbëdhjetë persona janë deklaruar të zhdukur pas një stuhie të fortë që arriti shpejtësinë deri në 187 kilometra në orë.

Tajfuni tani ka marrë drejtimin drejt provincës Zheijang dhe pritet të godas Shangain që ka rreth 20 milionë banorëve.

Dëmet janë të konsiderueshme edhe në infrastrukturë, të gjitha fluturimet dhe shërbimet e metrove janë anuluar.

Sipas BBC, mijëra persona në Shangai janë paralajmëruar që të nisin përgatitjet për t’u evakuuar.

Lekima është një nga dy tajfunët që aktualisht janë shfaqur në perëndim të Oqeanit Paqësor, tajfuni tjetër, Krosa, është nisur drejt Ishujve Guam.

Të ngjashme