Kuvendi i përkohshëm i Tajlandës ka votuar për lejim të përdorimit të kanabisit mjekësor. Sidoqoftë, përdorimi i kësaj droge për qëllime të rekreacionit mbetet joligjore. Lajmin e ka bërë të ditur njëri nga deputetët që ka marrë pjesë drejtpërdrejt në hartimin e këtij ligji.
Deputeti Somchai Sawangkarn tha se kalimi i ligjit që lejon përdorimin e marihuanës mund të vlerësohet si dhuratë e vitit të ri për tajlandezët. “Ligji ka kaluar në leximin e dytë dhe të tretë në kuvend. Ai do të hyjë në fuqi në momentin që publikohet në gazetën zyrtare”, tha ai.
166 anëtarët e Kuvendit Kombëtar votuan në favor të ndryshimit të ligjit dhe ky ligj nuk mori asnjë votë kundër. Sidoqoftë, trembëdhjetë deputetë abstenuan në këtë votim. Ky ligj e bën Tajlandën vendin e parë të Azisë Jug-lindore që lejon përdorimin e marihuanës mjekësore. Ky rajon njihet për ligjet e ashpra kundër drogës dhe dënimet e larta për abuzimet me to, shkruan “CNN”, transmeton Gazeta Express.