14-vjeçari i dyshuar për sulmin me armë në shkollën Debsirin Nonthaburi në Tajlandë dyshohet se ka vrarë fillimisht gjyshërit e tij, përpara se të shkonte në shkollë dhe të hapte zjarr, bëri të ditur ministri tajlandez i Shëndetësisë.
Sipas policisë, arma 9 mm e përdorur në sulm i përkiste gjyshit të tij, i cili ishte mësues, raporton BBC.
Autoritetet sqaruan gjithashtu bilancin e viktimave, duke bërë të ditur se katër mësues janë vrarë brenda shkollës, ndërsa gjyshërit e autorit u gjetën të pajetë në banesën e tyre. Edhe vetë autori është gjetur i vdekur.
Policia po vazhdon hetimet për të zbardhur motivin e kësaj tragjedie.